“23 të shoqëruar, një gazetare dhe 6 efektivë të plagosur”, Policia reagon për protestën
Policia e Shtetit ka reaguar pas tensioneve dhe akteve të dhunës të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar mesditën e sotme pranë godinës së Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Sipas policisë, një grup protestuesish kanë dëmtuar rrethimin, portën hyrëse dhe fasadën e godinës, si dhe kanë goditur punonjësit e policisë me molotovë, gurë, kapsolla dhe sende të forta. Si pasojë, kanë mbetur të lënduar gjashtë efektivë policie dhe një gazetare, ndërsa 23 persona janë shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë, policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave të përfshirë në akte të dhunshme. Reagim i Policisë së Shtetit: Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë tubimit që do të zhvillohej mesditën e sotme, në afërsi...
Burimi:
javanews.al