Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Moti i keq në vend/ Stuhia ‘paralizon’ Tiranën dhe Durrësin, pemët bien mbi automjetet për shkak të erës së fortë
Një stuhi e madhe me erë dhe shi ka ‘goditur’ Tiranën gjatë këtyre minutave. Në rrugën e Kavajës në Tiranë, për shkak të erës së fortë pemët në anë të rrugës kanë rënë mbi një automjet. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa në zonë është vështirësuar qarkullimi i automjeteve. Po ashtu edhe Durrësi është përfshirë pasditen e sotme nga një stuhi e fortë me erë dhe reshje të dendura shiu, duke sjellë një ndryshim të menjëhershëm të kushteve atmosferike dhe duke detyruar qytetarët dhe pushuesit të largohen nga plazhet. Për vetëm pak minuta, moti i keq ka ndërprerë aktivitetet e pasdites dhe ka prishur planet e vizitorëve që po shijonin ditët e fundit të gushtit në bregdet. Plazhet janë zbrazur, ndërsa shumë...