Balluku: Gjoba ndotësve në akset kombëtare, do përdoren kamerat

Balluku: Gjoba ndotësve në akset kombëtare, do përdoren kamerat

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se ekipet e mirëmbajtjes së Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) po pastrojnë çdo ditë akset rrugore nga mbetjet e hedhura në mënyrë të papërgjegjshme nga drejtues dhe pasagjerë automjetesh. “Ekipet e mirëmbajtjes së ARRSH kanë pastruar në bazë ditore akset rrugore, të tejmbushura nga mbetjettë hedhura në vendpushime, në mënyrë të papërgjegjshme nga drejtuesit dhe pasagjerët e automjeteve”, shkroi Balluku në një postim në rrjetet sociale. Sipas saj, pavarësisht ndërhyrjeve të vijueshme të punonjësve të mirëmbajtjes, problemi i ndotjes mbetet shqetësues. “Punonjësit tanë kanë ndërhyrë në vijimësi, por kjo nuk mjafton”, vijoi zv/kryeministrja. Për këtë arsye, Balluku paralajmëroi se kamerat e Qendrës së Monitorimit të Trafikut do të përdoren edhe për identifikimin dhe gjobitjen...