Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
E dyshuara për spiunazh i dërgoi mesazhe “Mamit”, të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë
Serbja e Kosovës, A.M., që gjendet në paraburgim në Kroaci së bashku me të dashurin e saj, pilotin ushtarak kroat J.I. (54), dyshohet se i ka dërguar mesazhe Vladimir Radivojeviqit, të njohur me nofkën “Mami”, raporton “Index.hr”. Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Radivojeviqit vitin e kaluar, ndërsa dyshohet se është i lidhur me sulmin terrorist në Banjskë të 24 shtatorit të vitit 2023, gjatë të cilit u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku. “Mami” njihet si lider i “Brigadës së Veriut”, që është shpallur organizatë terroriste në Kosovë.Pilotit kroat J.I., që ishte pjesë e kontingjentit kroat të KFOR-it, dhe të dashurës së tij serbe iu gjetën mesazhe në telefonat celularë, ndër të tjera korrespondonin rreth ngjarjes së 25 shtatorit të vitit 2022, kur anëtarët...