Në qeli për ryshfetin e tendave/ GJKKO e lë në burg, inspektori i IMT: Punoj me seriozitet e profesionalizëm!

Në qeli për ryshfetin e tendave/ GJKKO e lë në burg, inspektori i IMT: Punoj me seriozitet e profesionalizëm!

Arrest në burg caktoi Gjyqtarja e GJKKO-së Etleva Deda për inspektorin e IMT-së Gerald Fuçia, duke miratuar kërkesën e prokurorit të SPAK Sotir Kllapi. Inspektori Fuçia ka deklaruar në seancën me dyer të mbyllura se nuk ka lidhje me episodin e korrupsionit. “Nuk e njoh fare qytetarin as e kam kontaktuar as takuar, as nuk di gjë për rryshfetin. Deklaroj me përgjegjësi morale dhe ligjore, se nuk kam lidhje me këtë histori, unë e ushtroj detyrën me seriozitet dhe profesionalizëm si në dhjetëra raste të tjera të aksionit për lirimin e hapësirave publike” ka deklaruar inspektori. Avokatët e tij kërkuan një masë më të butë sigurie deri në qartësimin e situatës dhe rrethanave./Raportoi: Fatjon Gjinaj - Syri TV