PERSONAZH – Tre vjet pa “Mikelanxhelon e Shkodrës”, autori i mbi 200 afreskeve në mbi 35 kisha anëkënd

PERSONAZH – Tre vjet pa “Mikelanxhelon e Shkodrës”, autori i mbi 200 afreskeve në mbi 35 kisha anëkënd

Tre vjet më parë, me 30 gusht 2022, ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare, një nga piktorët më të mirë shqiptar, Pjerin Sheldija, i njohur edhe si “Mikelanxheloja i Shkodrës”. Ai është edhe autori i mbi 200 afreskëve në mbi 35 kisha në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Itali dhe në Angli. Pikturat e tij, ndodhen sot në Vatikan dhe për kontributin e dhënë, Papa Benedikti i 16 e ka nderuar Sheldinë, ‘Distinktivin e Kryqit të Shenjtë për Kishën dhe për Papën”. Biografia e piktorit: Mjeshtri i pikturës Pjerin Sheldija lindi në lagjen Arra e Madhe të Shkodres (afër shpisë së Pashko Vasës) me 9 korrik 1937, në një familje të njohun katolike e qytetare shkodrane. Filloren e nisi në shkollën e Jezuitëve, ma vonë 11...