Kaosi në Serbi, Vuçiç distancohet nga BE, pse Rusia është “streha” e vetme e sigurt e presidentit

Kaosi në Serbi, Vuçiç distancohet nga BE, pse Rusia është “streha” e vetme e sigurt e presidentit

Marsela SHYTIA Presidenti serb Aleksandër Vuçiç vazhdon të distancohet nga Bashkimi Evropian dhe vazhdon të kërkojë strehim nga kaosi në Serbi në ambasadën ruse. Vladimir Medjak nga Lëvizja Evropiane thotë se Vuçiç e ka përdorur Rusinë si strehë politike për vite me radhë dhe se qeveria në Serbi nuk ka dashur kurrë sinqerisht të bashkohet me BE-në. Sipas tij, Vuçiç po humbet mbështetjen në Perëndim dhe po i drejtohet Rusisë dhe Kinës, ndërsa procesi i integrimit evropian të Serbisë është në fakt i ngrirë, edhe pse Vuçiç mbrohet nga Partia Popullore Evropiane. Që nga fillimi i protestave në Serbi, ka pasur kritika ndaj Perëndimit dhe Bashkimit Evropian për shkak të njoftimeve të vakëta rreth kaosit në vend, por dikush që reklamon me zell veten nën...