Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Camarda humbi kujtesën në fushë ndaj Milanit, përfundoi i alarmuar në spital
30 Gusht 2025 10:17 Alfred Lleshi Sulmuesi i ri i Lecce, Francesco Camarda, pësoi një goditje në kokë gjatë ndeshjes kundër Milanit, mbrëmë në “Via del Mare”. Gjatë pushimit mes dy pjesëve dhe kthimit në dhomat e zhveshjes, ai nuk kujtonte disa momente të lojës, që sapo kishin ndodhur. Trajneri i Lecce, Di Francesco, tregoi pas humbjes 2-0: “E pyeta për pozicionimin në një këndore, por ai nuk e mbante mend pse ishte aty. Nuk kujtonte as çfarë po ndodhte në fushë, kur arbitri dha avantazhin në fund të pjesës së parë. Alarmi u ndez menjëherë, ndaj e zëvendësova”. Camarda u detyrua të linte ndeshjen për shkak të traumës kraniale dhe iu nënshtrua kontrolleve në spitalin “Vito Fazzi” të Lecce, të cilat dolën negative, duke...