Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            “Perla e fshehur e Progonatit”/ Rama: Ujëvara e Peshturës, tjetër thesar i Parkut Kombëtar të Vjosës
                            Ujëvara e Peshturës në fshatin Progonat, Tepelenë është kthyer në një atraksion  për turistët. Kryeministri Edi Rama ndau pamje të Ujëvarës së Peshturës, një xhevahir i fshehur mes maleve në Progonat të Tepelenës. “Ujëvara e Peshturës, perlë e fshehur e Progonatit në zemër të Tepelenës, një tjetër thesar i Parkut Kombëtar të Vjosës”, shkruan Rama në statusin e të publikuar në Facebook. Ujëvara e Peshturës ndodhet në Progonat të Tepelenës e për të shkuar atje duhet të kalohet përmes malësive të Tepelenës.