Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zgjedhjet parlamentare/ PD çel fushatën më 11 prill në sheshin “Nënë Tereza”, PS një ditë më pas në sheshin “Skënderbej”
Më 11 prill, një muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, opozita do të hapë zyrtarisht fushatën. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar se Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të hapë fushatën më 11 prill, në orën 19:00 në sheshin “Nënë Tereza”. “11 Prill, ora 19:00 në sheshin “Nënë Tereza”, nisim rrugëtimin drejt fitores! Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore ju ftojnë të bashkoheni në çeljen e fushatës!”, shkruan Berisha në rrjetet sociale. Një ditë më pas, më 12 prill, do të çelë fushatën Partia Socialiste. Kryeministri Edi Rama njofton se në orën 12:00, socialistët do të mblidhen në Sheshin Skënderbej. “12 prill nga 12 qarqe rreth 12 yjeve të Europës në 12.00, familja jonë e madhe politike, mblidhet...