SHBA-ja refuzon vizat për zyrtarët palestinezë

SHBA-ja refuzon vizat për zyrtarët palestinezë

Shtetet e Bashkuara thanë se nuk do t’u lëshojnë viza anëtarëve të Autoritetit Palestinez, të cilët është paraparë të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara muajin e ardhshme, ku Franca po udhëheq një përpjekje për njohjen e një shteti palestinez. “Administrata e presidentit Donald Trump ka qenë e qartë: interesat e sigurisë sonë kombëtare për të mbajtur përgjegjës PLO-në dhe Autoritetin Palestinez për mospërmbushjen e zotimeve të tyre dhe për minimin e mundësive për paqe”, shtoi DASH-i. DASH-i bëri thirrje Autoritetit Palestinez të heqë dorë nga “përpjekjet për të siguruar njohjen e një shteti hipotetik palestinez në mënyrë të njëanshme”. Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, përmes një postimi në X, falënderoi administratën Trump “për këtë hap të guximshëm dhe për...