Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Akuzat e Ramës ndaj gjyqtarëve, reagon KLGJ: Deklaratat minojnë pavarësinë e gjyqësorit, kundërshtimet për vendimet të ankimohen
                            Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar lidhur me deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama ndaj gjyqtarëve mbi vendimet që janë marrë mbi çështjet e hapësirave publike dhe private. KLGJ në deklaratën e saj thotë se reagimet që cënojnë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve pengojnë pavarësinë e pushtetit gjyqësor. Nga ana tjetër KLGJ thotë mënyra për të kundërshtuar vendimet është rruga ligjore dhe jo deklaratat publike. Deklarata Këshilli i Lartë Gjyqësor, duke marrë shkas nga deklaratat e fundit të subjekteve publike apo private, rithekson edhe njëherë se deklarata të tilla cënojnë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve si dhe minojnë pavarësinë e pushtetit gjyqësor. Në çdo shoqëri demokratike, gjyqtarët janë garantues të barazisë së palëve përpara ligjit. Për rrjedhojë, ushtrimi i funksionit të tyre duhet të...