Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            “Një person me skafandër u fut në dyqan dhe…”/ Kërcënohet me armë zjarri, pronari i një argjendarie
                            Pronari i një argjendarie në Shkodër është kërcënuar me armë zjarri. Uniformat blu bëjnë me dije se sot rreth orës 11:30, në lagjen “Vasil Shanto”, një shtetas ende i paidentifikuar, që qarkullonte me motomjet, ka qëndruar para një argjendarie dhe me skafandër në kokë është futur në argjendari. Pronari i argjendarisë i ka kërkuar që të heqë skafandrën, por ai ka refuzuar dhe është larguar me vrap, duke lënë edhe motomjetin para argjendarisë. Dyshohet se jashtë ambienteve të saj, ky shtetas i ka drejtuar një armë zjarri pronarit të argjendarisë që të mos ta ndiqte për ta kapur. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e tij. Njoftimi i policisë: Shkodër / Informacion paraprak- Rreth...