Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
EMRAT/ Vrau 61-vjeçarin në Shkodër! Policia identifikon autorin, ishte afërm i viktimës
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Abat të Shalës, në Shkodër. Viktimë ka mbetur 61-vjeçari Piro Prroni, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të krimit, Ndoc Maçaj, i cili pas ngjarjes është larguar dhe tashmë është shpallur në kërkim. Sipas burimeve paraprake, viktima dhe autori i dyshuar ishin kushërinj mes tyre dhe ngjarja dyshohet se erdhi si pasojë e një konflikti të hershëm. Forca të shumta policie janë nisur nga Shkodra drejt zonës së thellë malore të Shalës për të bërë të mundur kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.