Po i bëjnë presion për t’i marrë aeroportin e Vlorës? Reagon Pacolli: Ja pse i vajta Ramës në zyrë

Po i bëjnë presion për t’i marrë aeroportin e Vlorës? Reagon Pacolli: Ja pse i vajta Ramës në zyrë

Sipërmarrësi Behgjet Pacolli ka reaguar pas aludimeve mediatike që erdhën për shkak të një vizite të tij të papritur në Kryeministri ku takoi shefin e qeverisë, Edi Rama. Në media u pretendua se Pacollit po i bëjnë presion për t’i marrë aeroportin e Vlorës, por biznesmeni i njohur i rrëzon këto pretendime. Pacolli thotë se artikulli është i pavërtetë dhe se “aeroporti tashmë po hyn në një fazë të re zhvillimi profesional, Mabco ka nisur procesin e riorganizimit të brendshëm, që lidhet vetëm me menaxhimin normal”. Reagimi i Pacollit: Është e padrejtë të krijohen histori me insinuata. Artikulli i gazetës Kapitali është po aq i shtrembëruar sa edhe i padrejtë. Unë, së bashku me drejtorin e kompanisë Mabco, koncesionare shumicë e Aeroportit të Vlorës, kemi...