Zbulohet kush është 61-vjeçari i vrarë në Shkodër, dyshohet se u qëllua nga kushëriri i tij (Foto)

Zbulohet kush është 61-vjeçari i vrarë në Shkodër, dyshohet se u qëllua nga kushëriri i tij (Foto)

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Abat të Shalës në Shkodër, ku viktimë ka mbetur 61-vjeçari Piro Prroni. Ndërkohë, autori i dyshuar është identifikuar nga policia, Ndoc Maçaj, dhe është shpallur në kërkim. Sipas informacioneve, mendohet se viktima dhe autori i dyshuar janë kushërinj me njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur në rrethana të paqarta, teksa policia bën me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor për të zbardhur vrasjen dhe sqaruar rrethanat e dinamikën. Uniformat blu nuk kanë shkuar ende në vendngjarje për shkak të zonës së thellë malore ku ka ndodhur krimi. Njoftimi i Policisë Shkodër: Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi N. M., në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin P....