Ekspedita e vitit 1904, në malet e Veriut të Shqipërisë

Ekspedita e vitit 1904, në malet e Veriut të Shqipërisë

Eksploruesi dhe udhëpërshkruesi austro-hungarez, Karl Steinmetz, ishte inxhinier me profesion. Pas një udhëtimi të gjatë në Amerikën e Jugut, ai udhëtoi disa herë nëpër Perandorinë Osmane, para se të nisej drejt pjesës më të egër të saj – në malet e Veriut të Shqipërisë. Në gusht të vitit 1903, nën vapën e verës, ai u nis në një ekspeditë malore nga Shkodra në drejtim të Gjakovës dhe Prizrenit. Menjëherë pas mbërritjes në Shkup, u kthye sërish në Shqipëri me avullore nga Selaniku në San Giovanni di Medua (Shëngjin), ku mbërriti më 12 shtator, për të filluar një ekspeditë të dytë që e çoi nëpër Mirditë për dy javë dhe më pas poshtë përgjatë luginës së Drinit për në Shkodër. Në gusht të vitit 1904, ai...