Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vlorë, vijon prishja e objekteve të paligjshme, bashkia paralajmëron aksione të reja
Në Vlorë ka vijuar sot aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje nëpër lagje dhe midis pallateve, me qëllim lirimin e hapësirave publike.Inspektoriati i Bashkisë, në bashkëpunim me strukturat vendore, ka kryer sot prishjen e një objekti, ndërsa njofton se aksioni nuk do të ndalet me kaq. Sipas bashkisë, ndërhyrjet do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme në objekte të tjera që konsiderohen të paligjshme dhe që pengojnë hapësirat publike. Ky operacion është pjesë e planit të gjerë të bashkisë për të rikthyer hapësirat e përbashkëta në funksion të komunitetit.