Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Osmani takim me të ngarkuarën me punë të SHBA në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka diskutuar me të ngarkuarën me punë në Ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, për hapat drejt përmbylljes së procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Seanca konstituive për legjislaturën e dalë nga zgjedhjet e shkurtit ka nisur më 15 prill, por edhe nuk është përmbyllur. “Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe shumicës së nënkryetarëve, si dhe hapat e mëtejshëm drejt konstituimit të plotë të Kuvendit”, u tha në njoftimin e lëshuar nga Presidenca e Kosovës. Në të kaluarën, Prattipati ka thënë se ngërçi politik po i shkakton humbje të mundësive për Kosovën, ndërkaq Osmani e ka vlerësuar si “urgjencë shtetërore” konstituimin e Kuvendit. Pas muajsh bllokadë, më 26...