Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
BE-ja pezullon takimet zyrtare me Albin Kurtin
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka njoftuar se përfaqësuesit e lartë të BE-së dhe të shteteve anëtare do të përmbahen përkohësisht nga mbajtja e takimeve me kryeministrin në detyrë dhe ministrat brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, deri në formimin e një qeverie me mandat të plotë. Ky vendim pason aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, i cili shpalli të pavlefshëm Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Financave mbi përdorimin e pajisjeve elektronike fiskale. Në letrën e dërguar institucioneve kosovare, BE-ja thekson se ky hap është në pajtim me vendimin e Gjykatës Supreme dhe synon të sigurojë qëndrueshmëri institucionale dhe respektim të sundimit të ligjit. “Ky vendim riafirmon angazhimin tonë parimor ndaj sundimit të ligjit, llogaridhënies demokratike dhe integritetit institucional,” thuhet në letër. Bashkimi Evropian...