Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Nagelsmann: “Do të luash në kombëtare? Shko te Bayern dhe… ik në janar!”
28 Gusht 2025 17:41 Telesport Julian Nagelsmann ka kritikuar Bayern dhe Stuttgart, që i lejuan vetes që tema “Woltemade” të dilte me detaje në publik. Kjo, sipas tij, dëmton të gjitha palët. “Nuk duhej ta bënin, sepse është në lojë imazhi i klubeve dhe psikologjia e lojtarit. Atij nuk i bën mirë që emri i tij diskutohet përditë në media dhe zbulohen detaje mjaft të brendshme”. “Nuk e kam këshilluar se ku të luajë, por i kam thënë se i duhen minuta, nëse do kombëtaren. Po ndodhi që te Bayern luan vetëm 25% të kohës, duhet që në janar të shkojë diku tjetër, përndryshe e ka të vështirë të luajë në Botëror”.