Skemat piramidale online/ Braçe denoncon me emra rastet në Divjakë: Ndërprisni aktivitetin, ndaloni kërcënimet ndaj viktimave

Skemat piramidale online/ Braçe denoncon me emra rastet në Divjakë: Ndërprisni aktivitetin, ndaloni kërcënimet ndaj viktimave

Deputeti socialist Erion Braçe vijon me denoncimet ndaj skemave piramidale online, sikurse i quan ai. Erion Braçe: Beteja me piramidat online XUEXa, TXEX, GROKR! Tre agjenci shtetërore – Policia e Shtetit me Drejtorinë e Krimit Kibernetik dhe Drejtorinë e Krimit Ekonomik e Financiar, Agjencia për Sigurinë Kibernetike dhe AKEP – janë përfshirë në veprime të drejtpërdrejta kundër tre skemave piramidale online. Prioritet i tyre sot kanë qenë:Bllokimi i aksesit të këtyre piramidave brenda territorit shqiptar dhe hetime konkrete e të thelluara për organizatorët, përhapësit, agjentët dhe rekrutuesit e viktimave brenda këtyre skemave! Aksesin e kanë mbyllur deri në këtë orë kompanitë e mëdha të shërbimit të internetit në vend. Kam një thirrje për dy kompanitë e internetit që mbulojnë Divjakën:Endi Internet dhe Luva Group –...