Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
BE pezullon takimet zyrtare me Kurtin
Kosova E Enjte, 28 Gusht 2025 18:47 Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka njoftuar se përfaqësuesit e lartë të BE-së dhe të shteteve anëtare do të përmbahen përkohësisht nga mbajtja e takimeve me kryeministrin në detyrë dhe ministrat brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, deri në formimin e një qeverie me mandat të plotë. Në letrën e dërguar institucioneve kosovare, BE-ja thekson se ky hap është në pajtim me vendimin e Gjykatës Supreme dhe synon të sigurojë qëndrueshmëri institucionale dhe respektim të sundimit të ligjit. ”Në interes të qëndrueshmërisë institucionale dhe respektimit të sundimit të ligjit, vizitorët e nivelit të lartë nga Shtetet Anëtare të BE-së dhe institucionet e BE-së kanë pezulluar takimet me Kryeministrin në detyrë dhe ministrat brenda ndërtesës së Qeverisë së...