Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Ndarja nga jeta e Naun Shundit, Gonxhja: Do kujtohet për dashurinë që përcolli tek publiku
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja reagoi sot pas lajmit për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit të njohur, Naun Shundi. Në një postim në rrjetet sociale, Gonxhja e konsideroi të trishtë lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit të mirënjohur Naun Shundi, pas një beteje shëndetësore me sëmundje të rëndë. “Artisti që dha shpirt e jetë për skenën shqiptare, do të kujtohet gjithmonë për rolet e tij të paharrueshme dhe dashurinë që përcolli tek publiku”, u shpreh Gonxhja. Ministri Gonxhja u ka shprehur “ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe gjithë komunitetit artistik për humbjen e një figure të shquar, që do të mbetet përherë pjesë e identitetit tonë kulturor”. Aktori i njohur Naun Shundi u nda...