Policia Bashkiake tregon akset që do bllokohen

Policia Bashkiake tregon akset që do bllokohen

Policia Bashkiake Durrës ka njoftuar të gjithë drejtuesit e automjeteve të “njësive administrative Sukth, Manëz, Ishëm, të cilët përdorin segmentin rrugor Sukth-Kullë dhe anasjelltas Kullë-Sukth në kilometrazhin 10+418 se më datë 28.08.2025 deri më 29.08.2025 nga ora 00:00 deri në 04:00, në kuadër të rikonstruksionit të linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit (TPT) si dhe ndërtimit të linjës së re hekurudhore drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit (ANR), do të kryhen punime që do të ndikojnë në qarkullimin rrugor në kalimin hekurudhor Fusha Sportive, Sukth”. Ky kalim do të jetë totalisht i bllokuar nga të dyja anët për shkak të ndërhyrjeve në infrastrukturën hekurudhore nga punimet e kryera nga kompania. Shërbimet e Policisë Bashkiake do të jenë në terren për të mbikëqyrur dhe kontrolluar trafikun,...