Dy motrat Dhimaku humbën jetën në aksident, vëllai 10-vjeçar niset për kurim në Romë

Dy motrat Dhimaku humbën jetën në aksident, vëllai 10-vjeçar niset për kurim në Romë

Katër ditë pas aksidentit të rëndë që i mori jetën dy motrave Dhimaku, dhimbja në fshatin Kopaçez është e pamatshme. Shtëpia e familjes së Rizalit është e mbushur me njerëz që hyjnë e dalin mes lotësh dhe heshtjes së rëndë, për të ngushëlluar prindërit që humbën dy bijat e tyre, Rozinën 20 vjeç dhe Elivisën 22 vjeç. Vajzat u goditën për vdekje nga një automjet i drejtuar nga 23-vjeçari Kevi Norra, i cili, sipas policisë, ishte nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit në rrugën nacionale Sarandë–Delvinë. Ndërkohë, një dritë shprese është hapur për vogëlushin Isli, vetëm 10 vjeç, i cili prej dy vitesh e gjysmë vuan nga leucemia. Mbrëmjen e së mërkurës ai, së bashku me nënën dhe babain, u nis drejt Tiranës për...