Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Aksident i rëndë në Ballsh, 18-vjeçari përplas me makinë vajzën e mitur
                            Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Ballshit, ku një vajzë e mitur ka mbetur e plagosur pasi është përplasur nga një automjet. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30, kur një automjet me drejtues shtetasin S. F., 18 vjeç, përplasi një vajzë 7-vjeçare. E mitura është dërguar menjëherë në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.