Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Cvetkoviç: Sot mbylla me futbollin, një kaptiull i ri troket…
Ish mesfushori i Laçit dhe Partizanit në Superiore Marko Cvetkoviç, njoftoi sot në rrjete sociale se ka mbyllur me futbollin e luajtur. Mesfushori malazez tani 39 vjeç (për koinçidencë ka luajtur edhe Jagiellonia që sot përballet me Dinamon), pati si ekip të fundit Mornar ndërsa tani ‘Cvetko’ duket se do t’i kushtohet trajnimit. Postimi i Cvetkoviç: Sot, i dhashë fund një kapitulli shumë të veçantë në jetën time: fundit të karrierës sime në futboll. Një aventurë, plot sfida, gëzime dhe momente të paharrueshme. Faleminderit të gjithëve që kanë qenë pranë meje: familjes, shokëve të ekipit, trajnerëve, klubit dhe tifozëve. Futbolli më ka dhënë kaq shumë – dhe do të jem përgjithmonë mirënjohës. Është koha për të ndjekur qëllime të reja. Presim me padurim t’ju shohim!...