Burimi: 
								Diasporashqiptare.al
								
							
                                    Foto © Diasporashqiptare.al                                
                            Haradinaj: Ndarja e votimit për nënkryetarët e Kuvendit jokushtetuese
                            Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër procedurën e votimit për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit nga komunitetet jo shumicë, duke e cilësuar atë si jokushtetuese. Sipas tij, votimi i tillë duhej të kryhej në pako dhe jo ndaras.Haradinaj, i cili u largua nga seanca para votimit të kandidatëve nga komuniteti serb, tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po tenton të zvarritë konstituimin e Kuvendit për të qëndruar në detyrë edhe disa muaj.“Ne kemi ardhur në seancë që të zbatohet procedura e njohur. Ndërhyrja në votim për kandidatët nga komunitetet jo shumicë është jokushtetuese. Përvojat e mëparshme, sipas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, na obligojnë të respektojmë Rregulloren e Kuvendit. Nuk mund të bëhemi pjesë e kësaj loje që...