Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Mblidhet sërish Kuvendi i Kosovës, pritet zgjedhja e nënkryetarit nga pakica serbe
Procesi i Konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka mbetur pezull për shkak të mos zgjedhjes së nënkryetarit të pestë. As në seancën e kësaj të enjte asnjë kandidat nga pakica serbe nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për tu zgjedhur. Në disa raundesh votimi brenda ditës, deputetët nuk i dhanë mbështetje asnjë prej emrave nga pakica serbe. Lista serbe ka paralajmëruar se do të dërgojë ankesë në Gjykatën Kushtetuese. Zgjedhja e nënkryetarit të pestë do të kryente procedurën e Konstituimit dhe do ti hapte rrugë formimit të qeverisë e re. /vizionplus.tv