“Gjyqtari vendosi kundër komunitetit”, Rama sulmon magjistratin që favorizoi ndërtimin pa leje

“Gjyqtari vendosi kundër komunitetit”, Rama sulmon magjistratin që favorizoi ndërtimin pa leje

Kryeministri Edi Rama akuzoi një tjetër gjyqtar që sipas tij ka shkelur ligjin për një ndërtim pa leje. “Gjyqtari Ligoraq vendosi në pak minuta, pa praninë e palëve, që të mos hapet kalimi i mbyllur nga kjo ngrehinë pa leje me kupolë xhami mes dy pallateve, nën të cilën shtrihet një dyqan ku bëhet tregti në kurriz të komunitetit”, shkruan Rama. Shefi i qeverisë iu përgjigjet edhe kritikëve që e akuzojnë për ndërhyrje në pushtetin gjyqësor. “Atyre që komentojnë për gjasme presion nga ana ime mbi gjyqësorin, u them se për të mbrojtur interesin publik, të drejtën e komunitetit dhe të drejtat e liritë e njerëzve nga shpërdoruesit e detyrës në radhët e gjyqësorit, ne as do të heshtim më, as do të ndalemi së...