Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit

Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit

Nga Drilon Xhepollari Gongu kampionatit ka rënë, “Countdown” ka nisur dhe interesi në qytetin bregdetar, por edhe në opinionin sportiv, është i madh për të parë Teutën e re në fushë. Ky sezon nis me një revolucion të vërtetë, si në drejtim, ashtu edhe në përbërje. Presidenti Fatos Troplini vjen me një vizion të qartë dhe ambicioz: ndërtimin e klubit në çdo hallkë, ku një rëndësi të veçantë zë akademia. Heqja e tarifave për të rinjtë profesionistë është vetëm hapi i parë në këtë rrugëtim. Stolin e ka marrë përsipër durrsaku Enkeleid Dobi, i cili rikthehet në qytetin e lindjes pas një eksperience të gjatë në Poloni. Krahu i tij i djathtë është Renato Arapi, i cili ka marrë postin e drejtorit sportiv. Arapi ka...