Skema mashtruese “TXEX”! Policia: Qytetarët të bëjnë kujdes nga investimet online

Skema mashtruese “TXEX”! Policia: Qytetarët të bëjnë kujdes nga investimet online

Policia e Shtetit ka nisur një hetim penal për një skemë të dyshuar mashtrimi online të quajtur “TXEX”, e cila funksionon si një formë investimesh piramidale përmes platformave digjitale. Autoritetet paralajmërojnë qytetarët të shmangin përfshirjen në platforma që premtojnë fitime të menjëhershme dhe të paverifikuara. Ata ftojnë çdo person që ka informacion relevant të kontaktojë menjëherë strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit. Policia bën me dije se qytetarët duhet të tregojnë kujdes, të mos aplikojnë  dhe mos përfshihen në platforma që premtojnë fitime të menjëhershme dhe të paverifikuara. Për mashtrimin e qytetarëve shqiptarë nga skema piramidale në internet ka reaguar edhe Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike. “Kjo platformë, e prezantuar si aplikacion për investime në kriptovaluta, nuk është e regjistruar dhe nuk është e licencuar...