IKMT prish 41 objekte të paligjshme në Kepin e Rodonit

IKMT prish 41 objekte të paligjshme në Kepin e Rodonit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po vijon aksionin për shembjen e objekteve pa leje në zonën e Kepit të Rodonit në Durrës. Gjatë ditës së sotme janë prishur 19 ndërtime të paligjshme, duke çuar në 41 objekte të shembura. IKMT njofton se puna në terren po vazhdon në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, për pastrimin e plotë të territorit dhe mbrojtjen e vijës bregdetare. Aksioni i prishjes së ndërtimeve pa leje përgjatë gjithë vijës bregdetare po vijon me synimin e rikthimit të hapësirave publike dhe mbrojtjen e territorit. IKMT shpreh angazhimin për të vepruar me transparencë, duke siguruar që hapësirat publike t’u rikthehen qytetarëve.