Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
5-vjeçarja në Kosovë sulmohet nga ujku, tërhiqet zvarrë disa metra nga oborri i shtëpisë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Brod të komunës së Shtërpcës, Kosovë. Një fëmijë 5-vjeçar është sulmuar nga një ujk, ndërsa ndodhej në oborrin e shtëpisë. Sipas informatave zyrtare, sulmi ndodhi rreth orës 19:00 në lagjen “Coklarë”. Menjëherë pas incidentit, fëmija është dërguar në qendrën emergjente në Ferizaj për trajtim të parë, ndërsa më pas është transferuar në Prishtinë për kujdes më të specializuar mjekësor. Policia ka konfirmuar se për rastin janë njoftuar në orën 21:45 dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e incidentit. Ende nuk dihen detaje rreth gjendjes aktuale shëndetësore të fëmijës, por familjarët kanë konfirmuar se 5-vjeçarja ishte vetëm në oborr në momentin e sulmit. Zëdhënësi i policisë për rajonin e...