Xhixho: PL do të jetë në Kuvend për të bërë opozitë, por nuk i njohim zgjedhjet e 11 Majit

Xhixho: PL do të jetë në Kuvend për të bërë opozitë, por nuk i njohim zgjedhjet e 11 Majit

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e ftuar në studion e News24, ka folur për vijimin e aksionit opozitar me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Ajo theksoi se opozita do të jetë e pranishme në Kuvend, duke përdorur çdo hapësirë për të ngritur zërin e qytetarëve, për të paraqitur iniciativa ligjore dhe për të bërë opozitë aktive. Xhixho nënvizoi se pavarësisht mungesës së llogaridhënies nga qeveria dhe faktit që kryeministri nuk merr pjesë në seancat plenare, Parlamenti mbetet një instrument që opozita duhet ta shfrytëzojë. Sipas saj, pasojat e djegies së mandateve në të kaluarën treguan se kjo rrugë nuk duhet përsëritur më. Sa i përket protestave, deputetja e PL-së i cilësoi ato si një mjet të natyrshëm të opozitës, por paralajmëroi se...