Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Kanosi gjyqtarin dhe urinoi te Gjykata e Lartë! Ekstradohet nga Italia ‘ish-kandidati’ për kryepolic
Hajrulla Xhivini TIRANË- Hajrulla Xhivini, emri i të cilit ishte përfshirë edhe në listën e kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, para se të zgjidhej Ilir Proda, është ekstraduar në vendin tonë. 42-vjeçari me masë sigurie “arrest në burg”, akuzohet për kanosje ndaj një gjyqtari në Lushnje, si dhe për protestë dhe veprime të turpshme para Gjykatës së Lartë. 42-vjeçari Xhavini akuzohet se në muajin Shkurt 2024 kishte kanosur nëpërmjet celularit, në mënyrë të përsëritur, një gjyqtar të Gjykatës Administrative të Lushnjes. Ai ka protestuar edhe para Gjykatës së Lartë në kryeqytet, duke urinuar para godinës dhe duke iu drejtuar drejtpërdrejt kreut të Gjykatës, Sokol Sadushit. Videon, e ka publikuar në rrjetet sociale. "Ja po shurrosim tek Sokol Sadushi. Po shurrosim. Ja këtu është...