Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
COVID-19 rikthehet në Gjirokastër, 5 raste këtë javë në qendrën shëndetësore në Manalat
Rastet me COVID-19 po rikthehen edhe në Gjirokastër. Sipas të dhënave të Qendrës Shëndetësore në Manalat, gjatë kësaj jave janë regjistruar rreth pesë raste të reja. Këtë e bën me dije mjekja e qendrës, Joana Ciko, ndërsa pohon se rastet nuk kanë qenë me simptoma të rënda. “Gjatë kësaj jave në ambulancën Manalat janë paraqitur pesë pacientë me simptoma të COVID-19. Kanë marrë mjekimin e duhur dhe u është rekomanduar qëndrimi në shtëpi për rreth pesë ditë, për të qenë larg kontaktit me persona të tjerë dhe për të shmangur infektimin e mëtejshëm,” thotë Dr. Ciko. Ajo apelon të gjithë qytetarët që të respektojnë masat bazë të higjienës dhe të shmangin grumbullimet e panevojshme. “Nëse shikoni se shfaqni simptoma të virusit ose nuk e dini...