EMRI/ Kërcënoi gjyqtarin e Gjykatës së Lushnjës, ekstradohet nga Italia 42-vjeçari

EMRI/ Kërcënoi gjyqtarin e Gjykatës së Lushnjës, ekstradohet nga Italia 42-vjeçari

Është ekstraduar nga Italia 42-vjeçari, Hajrulla Xhivini, i cili në muajin shkurt të vitit 2024 kërcënoi gjyqtarin e Gjykatës Administrative Lushnjë. Po ashtu është ekstraduar nga Gjermania edhe shtetasi Brian Syzo, i cili ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Njoftimi i policisë: Vijon bashkëpunimi me homologët, në kuadër të operacionit “The Wanted”, për finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasve të kapur jashtë vendit. -Ekstradohet nga Italia, një shtetas i cili gjatë muajit shkurt 2024, kanosi në mënyrë të përsëritur, për shkak të detyrës, gjyqtarin e Gjykatës Administrative Lushnjë. -Ekstradohet nga Gjermania, një shtetas i kërkuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve. 1-Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, në kuadër të operacionit “The Wanted”, për kapjen e...