Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Eurot në gotë plastike! Inspektorëve të IMT-së Tiranë iu kapën mbi 3 mijë euro
Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me operacionin e koduar “Hapësira publike“ ku u arrestuan 1 inspektor i IMT-së, 1 u shpall në kërkim ndërsa në procedim penal është një tjetër inspektor dhe menaxheri i një lokali në Tiranë. I arrestuar është Geraldo Fuçia 33 vjeç, punonjës i IMT, bashkia Tiranë, ndërsa në kërkim është Klajdi Zhilla, 35 vjeç. Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, gjatë kontrolleve në subjekte (lokale), për evidentimin dhe lirimin e hapësirave publike të zëna në kundërshtim me ligjin, iu kanë kërkuar para pronarëve të subjekteve, që të mos i hiqnin çadrat/tendat që zinin hapësirat publike përreth subjekteve. Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3000 euro dhe 27 000 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga korrupsioni aktiv i punonjësve...