‘3 mijë euro në gotën e kafes’! Inspektorët u mernin ryshfet pronarëve të bizneseve: Mbaje tendën

‘3 mijë euro në gotën e kafes’! Inspektorët u mernin ryshfet pronarëve të bizneseve: Mbaje tendën

EUROT E SEKUESTRUARA TIRANË-Policia e Shtetit ka reaguar me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin e SPAK, që u zhvillua ditën e djeshme, 27 gusht, ndaj punonjësve të IMT-së, ku në pranga u vendosën inspektori Gerald Fuçia dhe Edmond Çela, ndërsa në kërkim është shpallur, Klajdi Zhilla, shoferi i drejtorit të IMT-së së Tiranës dhe një tjetër. Dy inspektorët në bashkëpunim me shoferin e drejtorit të IMT-së Tiranë gjatë kontrolleve në subjekte (lokale), për evidentimin dhe lirimin e hapësirave publike të zëna në kundërshtim me ligjin, iu kanë kërkuar para pronarëve të subjekteve, që të mos i hiqnin çadrat/tendat që zinin hapësirat publike përreth subjekteve. Bëhet fjalë për një tendë pa leje në Kombinat, e cila u kontatua nga 4 punonjësit e IMT-së. Por, pasi u konstatua se...