Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Mashtrimi 5 milion euro me ‘Suden’ online, Policia nis hetimet për “TXEX”
Policia e Shtetit ka nisur një hetim penal për një skemë të dyshuar mashtrimi online të quajtur “TXEX”, e cila funksionon si një formë investimesh piramidale përmes platformave digjitale. Hetimet po kryhen nga Drejtoria e Krimit Kibernetik dhe Drejtoria e Krimit Ekonomik e Financiar, të cilat po punojnë për dokumentimin ligjor të aktivitetit dhe identifikimin e personave të përfshirë. Autoritetet paralajmërojnë qytetarët të shmangin përfshirjen në platforma që premtojnë fitime të menjëhershme e të paverifikuara, ndërsa ftojnë këdo që ka informacion të kontaktojë menjëherë strukturat përkatëse të Policisë. Policia e Shtetit Strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit po vijojnë intensivisht veprimet hetimore dhe operacionale, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive që zhvillohen online, për të përfituar para nga qytetarët. Në këtë kuadër, ju informojmë...