Eurot në gotën e kafes! Arrestimi i punonjësve të IMT, reagon Policia: Ja akuzat!

Eurot në gotën e kafes! Arrestimi i punonjësve të IMT, reagon Policia: Ja akuzat!

Policia e Shtetit ka reaguar me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin e SPAK, që u zhvillua ditën e djeshme, 27 gusht, ndaj punonjësve të IMT-së. Mbi t e punonjësit e IMT-së rëndojnë akuzat: “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës“, të kryera në bashkëpunim. Nga hetimet e kryera rezultoi se Geraldo Fuçia, Klajdi Zhilla dhe Edmond Çela gjatë kontrolleve në subjekte (lokale), për evidentimin dhe lirimin e hapësirave publike të zëna në kundërshtim me ligjin, iu kanë kërkuar para pronarëve të subjekteve, që të mos i hiqnin çadrat/tendat që zinin hapësirat publike përreth subjekteve. Policia njofton gjithashtu se gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3000 euro dhe 27 000 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga...