Aldi Mustafa, tri atentate në dy vite, i përfshirë në disa ngjarje kriminale, disa herë i arrestuar

Aldi Mustafa, tri atentate në dy vite, i përfshirë në disa ngjarje kriminale, disa herë i arrestuar

Erald apo Aldi Mustafa, i cili u prangos pasditen e së mërkurës në Shkozet të Durrësit, është emër jo pak i njohur për autoritetet policore. Tridhjetenëntëvjeçari njihet si mik i ngushtë i Aleksandër Lahos, ose “Rrumi i Shijakut”, ndërsa prej kohësh është kategorizuar nga Policia si person me rrezikshmëri të lartë. Mustafa është person që dyshohet se është përfshirë në disa ngjarje kriminale, përfshirë tri atentate që ka pësuar gjatë viteve të fundit. Më 3 prill të vitit 2023, automjeti në pronësi të 39-vjeçarit Erald Mustafa shpërtheu me lëndë plasëse në aksin Shkozet–Durrës, ndërsa ai po udhëtonte i vetëm. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar. Ai u arrestua në shtatorin e po atij viti, pasi policia kishte dyshime se po përgatitej për hakmarrje pas atentatit të...