Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dritë në fund të tunelit/ Astrologia: Shenja e Horoskopit që gjen suksesin në fundin e vitit 2025
Ndryshimet astrologjike janë të vazhdueshme dhe ndikojnë ndryshe te secila shenjë, por sipas astrologes së njohur Carol Starr, muajt e fundit të vitit 2025 premtojnë një kthesë të ndritur – veçanërisht për shenjën e Demit. Ky vit ka qenë sfidues për shumë njerëz, dhe veçanërisht për Demët, të cilët janë mësuar ta kenë jetën nën kontroll. Pas një 2023-i të suksesshëm dhe një 2024-e të begatë falë ndikimit të Jupiterit në shtëpinë e dytë (atë të financave), viti 2025 nisi me tronditje. Zhvendosja e Jupiterit në qershor krijoi pasiguri, dhe shumë Demë u përballën me vështirësi familjare, ndarje të dhimbshme dhe shpërthime emocionale. Astrologu Helo shton se periudha nga prilli deri në qershor solli energji të forta që e shtynë Demin drejt izolimit dhe introspeksionit....