Më 29 dhe 30 gusht në Burgun e Idealit në Prishtinë do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur

Më 29 dhe 30 gusht në Burgun e Idealit në Prishtinë do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur

Nën moton simbolike “Çka po sheh?”, më 29 dhe 30 gusht në Muzeu i Burgut të Prishtinës – Burgu i Idealit do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur. Në ditën e parë, të premten, 𝐎𝐫𝐠𝐞𝐬𝐭 𝐀𝐳𝐢𝐳𝐢 do të mbaj fjalën shqyrtuese “Montazhe të dritës dhe forma të (zh)dukjes së trupave “, e cila i kushtohet veprës «Disiplinë dhe ndëshkim» të 𝐌𝐢𝐜𝐡𝐞𝐥 𝐅𝐨𝐮𝐜𝐚𝐮𝐥𝐭, pas 50 vjet të botimit të saj. Në fjalën e Azizit, i cili është edhe përkthyes i këtij libri në shqip, ndër të tjera theksohet se: «Disiplinë dhe ndëshkim. Lindja e burgut », botuar më 1975, shumë shpejt u imponua si një libër klasik, por edhe si rilexim i modernitetit. Foucault vinte në qendër trajtimin politik të trupit, dhe tregonte ekzistencën...