Flasim shumë, dashurojmë pak; urrejmë shumë dhe shpesh…

Flasim shumë, dashurojmë pak; urrejmë shumë dhe shpesh…

-Kemi shtëpi më të mëdha, por familje më të vogla. Marrim më shumë arsim, por arrijmë të kemi më pak arsyetim. -Kemi shtuar pasuritë materiale, por kemi pakësuar vlerat morale. Flasim shumë, dashurojmë pak; urrejmë shumë dhe shpesh. -Mësuam të shkojmë e të vijmë në Hënë, por kemi probleme për të kaluar në anën tjetër të rrugës për t’u përshëndetur me komshinjtë e rinj. -Eksploruam Universin, por nuk arrjmë të hyjmë në botën tonë të brendshme. Është koha e burrave të mëdhenj dhe e karaktereve mediokre… Këto thënie i hasa sot në një fletë letër të zverdhur nga vitet. I takojnë komedianit George Carlin, i njohur për mprehtësinë e batutës, kritikën sociale si dhe për prirjen nga komedia e zezë, dmth prirjen që gjëra komike...