Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tronditëse/ 5-vjeçarja sulmohet nga ujku, tërhiqet zvarrë disa metra nga oborri i shtëpisë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Komunën e Shtërpcës në Kosovë, në fshatin Brod, ku një vajzë 5-vjeçare është sulmuar nga ujku. Vogëlushja ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë kur u sulmua nga kafsha, që e tërhoqi zvarrë 5-vjeçare për disa metra larg oborrit duke i shkaktuar lëndime në kraharor dhe në shpinë. 5-vjeçarja u dërgua nga familjarët në Klinikën Universitare në Prishtinë, për të marrë trajtimin mjekësor. Fëmija është vaksinuar sipas protokolleve dhe i janë kryer të gjitha trajtimet e nevojshme. 5-vjeçarja është aktualisht në gjendje të stabilizuar dhe do të qëndrojë disa ditë në spital për t’u mbajtur në monitorim. Njoftimi i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës: Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se më datë 27.08.2025, në...