Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shuhet Naun Shundi! Aktori i mirënjohur humb betejën me sëmundjen e rëndë
Aktori, regjisori dhe dramaturgu i mirënjohur Naun Shundi u shua në moshën 66-vjeçare duke humbur betejën me sëmundjen e rëndë. Shundi, aktori i dhjetëra roleve, mbylli sytë në Spitalin Universitar Nënë Tereza, ku merrte trajtim prej 22 gushtit. Për shkak të sëmundjes se kancerit të lëkurës nga e cila vuante, Naun Shundi u dërgua fillimisht nga familja e tij për kurim në Francë, e më pas u soll në Shqipëri për të marrë trajtim në QSUT, shpenzimet e të cilave do të mbuloheshin nga Ministria e Shëndetësisë dhe Kulturës. Veprimtaria: Naun Shundi ka lindur më 3 shkurt të vitit 1959 në Tiranë. Ai u diplomua si regjisor në shkollën e Mesme të Kulturës më 1977, ndërsa më 1983 u diplomua aktor në Institutin e Lartë...