Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Jashari i dëmtuar, nuk do të jetë në Lecce. Merkatoja? E bën klubi, kurrë nuk e kam kërkuar Vlahovic”
Pas debutimit shumë të hidhur në kampionat, që i solli Massimiliano Allegrit edhe humbjen e parë në rikthimin e tij si trajner i Milanit, kuqezinjtë do të zbresin sërish në fushë nesër ndaj Lecce, në “Via del Mare”. Përballë do të jetë skuadra e Di Francesco, gjithmonë e vështirë për t’u mundur. Ja deklaratat kryesore të Allegrit në konferencën për shtyp: Pas Cremonese: “Skuadra ka shumë dëshirë për të reaguar pas asaj disfate të papritur. Me më shumë kujdes te rastet e golave, mund të kishim fituar. Lecce është skuadër e shpejtë dhe e organizuar, nuk është kurrë e lehtë të luash atje”. Merkatoja: “Ditët e fundit të merkatos nuk më frikësojnë, jemi mësuar. Klubi po punon për të sjellë lojtarë që na nevojiten, me...